Pas gjysmë viti përgatitjeje, 20 nxënëse dhe nxënës morën pjesë ditën e premte, datë 23 shkurt 2024 në konkursin e robotëve Lego First të Lego League të zhvilluar në St. Pölten, Austri.
Përjetimi i veçantë filloi që me vetë udhëtimin, ku fillimisht morëm autobusin për të Tiranë, pastaj fluturuam me Austrian Airlines për në Vjenë dhe prej aty morëm trenin ÖBB për në St. Pölten, ku kishim rezervuar dhomat tona në një hostel. Në darkë shkuam në restorant për të provuar ushqimet tipike austriake.
Ditën e premte, menjëherë pas mëngjesit, përmes një autobusi të transportit publik të qytetit shkuam tek WIFI, vendi ku do të zhvillohej konkursi. Pas shumë raundesh, skuadra arriti në Robotgame deri në vendin e 5-të. Ky është një rezultat fantastik si pjesëmarrje e parë, madje në kategorinë Roboterdesign arritëm të nominohemi si një nga 4 skuadrat më të mira.
Për shkak të udhëzimeve rekomanduese shumë të këndshme kundrejt anëtarëve të skuadrës, trajneri i shkuadrës, Drejtori Charly Mohr, mori kupën e trajnerit më të mirë në konkurs.
Në përfundim të konkursit patëm mundësinë të merrnim pjesë në një takim me shumë skuadra nga gjithë Austria, të cilat kishin mbërritur që të shtunën për të marrë pjesë në këtë konkurs në Austri.
Të shtunën në mëngjes, 20 nxënëset dhe nxënësit, bashkë me mësuese Detina Trajer, u nisën për në Vjenë dhe kaluan ditën në Muzeun Teknik dhe në zonën e dyqaneve Mariahilferstraße. Në mbrëmje shijuam edhe një herë ushqimin tipik austriak tek „Leberkas-Pepi“.
Duke qenë se ditën e diel paradite kishim edhe pak kohë në dispozicion, ne vizituam së bashku Katedralen e Shën Stefanit, që është kisha më e lartë në Austri, shëtitëm në Kärntnerstraße, vendi më i shtrenjtë për blerje të ndryshme në Austri, si dhe pamë nga jashtë Operën e Qytetit dhe teatrin e operës, e cila është shtëpia e filarmonisë së Vjenës dhe shfaqjeve të tyre.
Më pas u nisëm për në aeroport, prej ku fluturuam për në Tiranë e më tej morëm autobusin për kthimin në shtëpi, në Shkodër.
Të gjitha nxënëset dhe të gjithë nxënësit janë sjellë në mënyrë shembullore, kanë mbledhur përshtypje të shumta dhe kanë kaluar bashkë disa ditë të bukura. Mësuese Detina Trajer ka drejtuar më së miri të gjithë grupin.