Sarah, Jona, Megi, Anamaria, Matea dhe Lea – të gjitha të moshës 17 vjeç – janë nismëtare në shkollën tonë, sepse janë të parat që kryen praktikën mësimore në Ko-rint, praktika këto të realizuara nga rrjeti i grave „Soroptimist International Austria“ – Club Villach. Në korrik dhe gusht ata përfunduan praktika IT tek Infineon, FH Kärnten dhe tek prefektura Villach.
Nën moton „Gratë në Profesione Teknike“, falë iniciativës dhe bashkëpunimit të Zotit Drejtor Douschan dhe presidentes së klubit Klammer-Minichberger, ato mundën, si të gjithë të rinjtë e të rejat nga vendet evropiane, që jo vetëm të mësojnë gjëra të reja në kuadër të praktikës së detyruar prej 1 dhe 2-muajsh, si për shembull përballja me gjuhë të reja programimi, por edhe të kontribuonin me njohuritë e tyre. Këto të fundit përfshinin një spektër të gjerë, duke filluar nga fusha teknike deri tek ajo shoqërore e duke vazhduar me sfidat kulturo-gjuhësore si dialekti i korintit, i cili ishte për to si „një gjuhë tjetër“, por të cilin e përqafuan shpejt. Në përgjithësi, nxënëset nuk u trembën nga sfidat, por u gëzuan për to. „Dy javët e fundit ishin më të vështirat, por gjithashtu super, sepse në to kam mësuar më shumë se më parë“ – tha Megi.
Fakti që ky bashkëpunim ka qenë një sukses i plotë tregohet edhe nga fjalitë entuzias-te: „Të gjithë ishin të këndshëm, shumë të këndshëm“ – shpreh me gëzim Matea; „Ishte një eksperiencë shumë e bukur, të cilën do e mbaj gjatë në kujtesë.“
Tek soroptimistet ato u ndjenë të mirëpritura dhe të sigurta; gati çdo ditë, pas punës si dhe gjatë fundjavave, sëbashku me shoqërueset e tyre të shoqatave të grave, ato kanë vizituar liqene, male, vende turistike dhe të tjera të ndyshme, duke u njohur kështu me vendin dhe njerëzit.
Por mesa duket, vajzat nuk kanë qëndruar mjaftueshëm sepse donin të ishin më gjatë atje: „Shpresojme të vijmë prapë vitin tjetër“, „Do të riktheheshim menjëherë përsëri“. „Sigurisht që po!“ – thonë të gjitha njëherësh dhe kush dëgjon fjalitë e tyre euforike, i beson menjëherë.