Pas një ndërprerje prej 2-vitesh u zhvillua në Vjenë kongresi i madh D-A-CH. Ekspertë të karatit të lartë të fushës së arsimit nga Gjermania, Austria dhe Zvicra diskutuan, krijuan koncepte të reja dhe strategji mbi të mësuarit e gjuhës gjermane si gjuhë të huaj apo gjuhë të dytë.
Edhe departamenti i shkollave jashtë austrisë në Ministrinë e Arsimit të Austrisë ishte pjesë aktive e kongresit D-A-CH.
Fotoja (nga majtas djathtas): MinRat Dr. Andrea Dorner, Mag. Thomas Douschan (Drejtor i Shkollës Austriake në Shqipëri), drejtues departamenti MinRat Mag. Hanspeter Huber dhe MinRat Mag. Norbert Habelt.