Në kohë të tilla, distanca dhe higjiena janë vendimtare. Shkolla Austriake pati ditën e saj të dzinfektimit ditën e premte, ku e gjithë shkolla u dezinfektua me një substancë profesionale për dezinfektim sipërfaqesh.
Ndër masat shtesë, të përditshme numërohen edhe matja e temperaturës dhe dezinfektimi i duarve në mëngjes për të gjithë, mbajtja e pandërprerë e maskës në të gjitha ambientet e shkollës, ajrosja e klasave, dezinfektimi i vazhdueshëm i tavolinave, duarve dhe të gjitha objekteve, me të cilat kemi kontakt të shpeshtë.