Pavarësisht situatës së vështirë aktuale në të gjithë botën përmes pandemisë COVID-19, për herë të parë këtë vit ka rezultuar me sukses dërgimi i nxënëseje për të zhvilluar praktikën në Austri.
Në kuadër të praktikës, nxënësja Lirza Vjerdha arriti të përforcojë dhe zgjerojë aftësitë e përftuara në fushën e Teknikës së Sistemeve. Praktika zgjati 6 javë dhe u zhvillua tek një firmë ndërtuese për impianate elektrike qendrore. Gjatë kësaj kohe, nxënësja mundi të kryejë me sukses proceset e punës si mëposhtë: u fillua me përgatitjen e kutisë së automateve, që do të thotë u montuan të gjitha pjesët përbërëse mekanike si psh. shinat te automatit, mbajtëset e zbarrave, shpenzuesit elektrikë si dhe kanalinat e telave. Hapi i dytë i punës përfshiu montimin dhe emërtimin e të gjitha pjesëve përbërëse elektronike, në bazë të të dhënave të planit elektrik të hartuar nga inxhinierët. Më pas instalimi i përbërësve. E në fund i gjithë funksionimi i instalimit kontrollohet dhe testohet. Nxënësja arriti të zhvillojë me sukses të gjithë këto hapa pune.
Praktika ka dy anë pozitive: nga njëra anë, njohuritë lëndore teknike përforcohen dhe nga ana tjetër, arrihet përmirësimi dukshëm i njohurive të gjuhës gjermane.
Mundësia e një praktike është pjesë përbërëse shumë e rëndësishme për përgatitjen për tregun e punës. Përmes praktikës, krijohet mundësia që njohuritë e përftuara teorikisht të aplikohen realisht. Përveç kësaj, nxënësit dhe nxënëset arrijnë të krijojnë përmes praktikës përshtypjen e parë, se si funksionon jeta jashtë shkollës. Ne shpresojmë që vitin tjetër të mundësojmë për më shumë nxënëse dhe nxënës zhvillimin e praktikës jashtë Shqipërisë.