Austria Schulnetzwerk

Sensacionale! Çmimi i publikut për këtë vit nga Jugend-Innovativ shkon për momSupport!

LajmComments Off on Sensacionale! Çmimi i publikut për këtë vit nga Jugend-Innovativ shkon për momSupport!

Ndër sukseset tashmë të arritura nga entrepreneurët tanë renditet edhe një tjetër: çmimi i publikut për këtë vit nga Jugend Innovativ.

Për arsye që tashmë dihen, edhe ky konkurs u zhvillua online këtë vit. Konkurenca përfshinte 30 skuadra nga finalja. Në total u numëruan 14.427 vota. Me më shumë se 2.100 vota, shumica e tyre iu dha momSupport, duke përcaktuar kështu çmimin e publikut me vlerën prej 1.000 Eurosh!

Urime të përzemërta për këtë sukses të veçantë! Ne jemi krenarë për ju dhe ju urojmë më tej gjithë të mirat! Falenderojmë gjithashtu të gjithë admiruesit për votat e dhëna.

Mëposhtë urimet nga Zoti Drejtor Fasching për skuadrën e projektit si dhe për mësueset dhe mësuesit:

„Nuk është për tu marrë si e mirëqenë apo diçka që ndodh çdo ditë që një skuadër nga Shqipëria të fitojë çmimin e publikut në konkursin „Jugend innovativ“. Me gëzim të madh e kam lexuar këtë lajm. Ju përgëzoj përzemërsisht për këtë sukses të arritur. Ju keni zhvilluar një ide shumë të mirë dhe e keni prezantuar me zgjuarsi dhe angazhim. Vazhdoni punoni kështu, kthejeni në punim diplome dhe hidheni në praktikë këtë ide. Ju uroj të keni kënaqësi, fuqi dhe vazhdimësi në aplikimin teknik të „momSupport“.

Gjithë të mirat
Josef Fasching“

Ky sukses nuk i ka shpëtuar medias austriake. Pas kërkesës së një reporteri (https://twitter.com/kikuheinz) të gazetës ditore austriake Der Kurier u zhvillua një intervistë me momSupport dhe mësuesin e menaxhimit të projektit. Artikulli i nxjerrë nga ajo intervistë gjendet nën linkun e mëposhtëm:

https://kurier.at/kiku/jugend-innovativ-publikumspreis-fuer-oesterreichische-schule-in-albanien/400972688

Ju urojmë të gjithë nxënësve dhe mësuesve, pushime të këndshme!

Jugend Innovativ në Facebook:
https://web.facebook.com/jugendinnovativ/?hc_ref=ARRVgS187eurL9lUJvI7UaAU1LLvK4r5wVeFVeeWqmRCw8SnpeAwi4uhFaq47ZlQczY&fref=nf&__tn__=kC-R

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”