Shkolla Austriake në Shkodër përfaqësohet shpesh në kompeticione të ndryshme arsimore, kulturore e sportive të organizuara nga strukturat përkatëse si Drejtoria Arsimore Rajonale, Federatat e ndryshme Kombëtare Shqiptare e kështu me radhë, duke marrë çmime të larmishme.
Kështu, Federata Shqiptare e Atletikës ka organizuar kampionatin kombëtar të moshave për U18, ku shkolla jonë u përfaqësua denjësisht nga Heldi Velikaj, I cili mori dy çmime të para: njëri në 3-hapësh dhe tjetri në kërcim për së gjati.
Drejtoria Arsimore Rajonale, Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe Bashkia, Shkodër organizuan kampionatet pranverore për shkollat e qytetit, në të cilat Gezmir Basha dhe Seldi Bilani fituan respektivisht vendin e 3-të në shah dhe vendin e 2-të në ping-pong në rang qyteti.
Përgëzojmë fëmijët për çmimet dhe i falenderojmë që nderojnë dhe Shkollën Austriake me arritjet e tyre.