
19 shtator 2025
Takimi eljub në Tulln – Erasmus+
Më 19 – 21 shtator, në qytetin Tulln të Austrisë u zhvillua takimi i radhës. Në këtë takim morën pjesë Eneida Kameri dhe Darlin Lesha. Pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të Evropës patën mundësinë të thellohen në tre tema kyçe të Youth Goals:
- Youth Goal #1: “Të afrojmë BE-në me të rinjtë”
- Youth Goal #7: “Punësim i mirë për të gjithë”
- Youth Goal #10: “Një Evropë e gjelbër dhe e qëndrueshme”
Diskutimet u zhvilluan në formën e workshop-it, duke nxitur reflektim dhe shkëmbim idesh mbi rolin e të rinjve në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe të qëndrueshme në Evropë. Më 20 shtator, pjesëmarrësit vizituan “Erlebnis Europa” (Përjetim për Evropën) në Vjenë, ku morën pjesë në një lojë me role si eurodeputetë, duke simuluar procesin vendimmarrës në Parlamentin Evropian. Ky përjetim praktik ndihmoi në kuptimin më të thellë të funksionimit të institucioneve evropiane. Rezultatet e këtij shkëmbimi mes pjesëmarrësve të eljub dhe vendimmarrësve, priten të publikohen gjatë vjeshtës në revistën e radhës.