Article Cover
News Kampionati i shahut 2026

28 janar 2026

Kampionati i shahut 2026

Jemi krenarë të njoftojmë se nxënësit tanë kanë arritur rezultate shumë të mira në Kampionatin e Shahut 2026, të organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”. 🥇 Lea Pashkja u rendit në vendin e parë në kategorinë AMU - Vajza, duke treguar përqendrim, strategji dhe nivel të lartë sportiv.

🥈 Henri Troshani arriti vendin e dytë në kategorinë AMU - Djem, me një paraqitje shumë të fortë dhe konkurruese.

Këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit të nxënësve tanë, punës së vazhdueshme dhe mbështetjes së prindërve dhe mësuesve. Urime kampionëve tanë dhe suksese të mëtejshme në garat e ardhshme!

desq