Article Cover
News YouthStart European Entrepreneurship Awared 2025

18 tetor 2025

YouthStart European Entrepreneurship Awared 2025

Shkolla austriake “Peter Mahringer” nderon fituesit e YouthStart European Entrepreneurship Award 2025

Shkolla austriake “Peter Mahringer” në Shkodër shpreh krenarinë e saj për zhvillimin e YouthStart European Entrepreneurship Award 2025, mbajtur në Shkodër më 25–28 tetor. Si mikpritës të Workshop-it Kick-Off dhe mbajtës të fjalimit mirëseardhës, shprehim gëzimin tone për kreativitetin dhe arritjet e të rinjve sipërmarrës nga Shqipëria. Finalja evropiane e përvitshme e YouthStart European Entrepreneurship Award synon të mbështesë të rinjtë nga e gjithë Evropa, të moshës 14 deri 21 vjeç, të inkurajojë fuqinë e tyre inovative dhe të krijojë një rrjet evropian të risive (Changemakers).

Performanca e shkëlqyer e ekipeve shqiptare

Ekipet shqiptare, të nominuara nga organizata lokale Young Entrepreneurs Albania (YEA!), prezantuan projekte të jashtëzakonshme dhe siguruan dy nga medaljet më të rëndësishme të garës. Jemi krenarë që ekipet e shkollës austriake:“ Fortify“ dhe “Fradomos Smart Home“ arritën sukses në nivel evropian.

Medalja e Artë në kategorinë Real Market Challenge

Ekipi “Fradomos Smart Home“ fitoi çmimin e parë (Medalja e Artë), me vlerë €1.500, në kategorinë Real Market Challenge. Fradomos Smart Home prezantoi një projekt Smart-Home i fokusuar posaçërisht në sigurinë e të dhënave dhe privatësinë. Sistemi karakterizohet nga përdorimi i thjeshtë, me një qendër kontrolli për çdo dhomë, duke ofruar një përvojë të sigurt dhe gati për përdorim.

Medalja e Argjendtë në kategorinë Idea Challenge

Ekipi “Fortify“ nga Shqipëria siguroi vendin e dytë (Medalja e Argjendtë), me vlerë €1.000, në kategorinë Idea Challenge. Fortify prezantoi një projekt që synon të mbrojë pajisjet IoT (Internet of Things), të identifikojë dobësitë e sigurisë dhe të ofrojë përditësime. Kjo u mundëson përdoruesve të menaxhojnë pajisjet e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt.

desq