Article Cover
News Winter School WBU Tirana

13 dhjetor 2025

Winter School WBU Tirana

Më 13.12.25, Abigel Kopliku mori pjesë në Winter School, e organizuar nga Universiteti WBU në Tiranë – një eksperiencë shumë e veçantë dhe frymëzuese. Abigel shprehet: “Gjatë ditës punova me një ekip fantastik në një projekt inovacioni mbi temën AI në Shkencat e Shëndetit. Ishte jashtëzakonisht emocionuese të shihja si idetë tona zhvilloheshin dhe prezantoheshin para një jurie profesionale. Falë punës sonë të palodhur dhe bashkëpunimit të shkëlqyer, fituam vendin e parë mes 100 nxënësve dhe 10 ekipeve! Jam shumë e lumtur dhe e motivuar të vazhdoj të zhvilloj idetë e mia në këtë fushë.”

desq