Article Cover
News Festa e Ditës Kombëtare të Austrisë

24 tetor 2025

Festa e Ditës Kombëtare të Austrisë

Më 24 tetor, në shkollën tonë u organizua festa me rastin e Ditës Kombëtare të Austrisë. Nxënësit dhe mësuesit u mblodh në ambientet e shkollës për ta festuar së bashku këtë ditë të veçantë. Aktiviteti u realizua falë bashkëpunimit të përkushtuar të nxënësve dhe mësuesve, të cilët përgatitën me kujdes një program të larmishëm. Banda e shkollës hapi festën me himnet kombëtare të Austrisë dhe Shqipërisë, me pas grupe të ndryshme nxënësish prezantuan valle tipike austriake dhe shfaqje tradicionale.

Në Ditën Kombëtare të Austrisë kujtojmë çdo vit rëndësinë që ka neutraliteti për vendin tonë dhe vlerat që lidhen ngushtë me të. Neutraliteti nuk përfaqëson vetëm pavarësinë politike, por edhe një qëndrim për të kuptuar paqen, respektin dhe tolerancën si bazë të bashkëjetesës. Këto vlera pasqyrohen edhe në jetën e përditshme në shkollën tonë. Ne duam që nxënësit tanë të mësojnë të mendojnë hapur, të sillen me drejtësi ndaj njëri-tjetrit dhe të respektojnë mendimet e ndryshme. Përmes mësimit të përbashkët, projekteve dhe festave krijojmë hapësira ku respektohet dhe praktikohet toleranca.

Kështu, shkolla jonë bëhet një vend ku vlerat e neutralitetit dhe demokracisë jo vetëm mësohen, por edhe përjetohen çdo ditë, për një të ardhme të përbashkët në paqe dhe unitet.

desq