
Arsimimi
Rruga arsimore
Fillimi i shkollës
Shkolla fillon me klasën e 6-të dhe nga e klasa e 9-të në vazhdim ofron një arsimim 5-vjeçar teknik dhe të përgjithshëm (HTL – Shkollë e Lartë Teknike për Teknologji Informacioni).
Klasa 6
Kurrikul shqiptare + mësim intensiv i gjermanishtes
Klasa 7
Kurrikul shqiptare + mësim intensiv i gjermanishtes
Klasa 8
Kurrikul shqiptare + mësim intensiv i gjermanishtes
Klasa 9
Kurrikul shqiptare + mësim intensiv i gjermanishtes + 4 lëndë teknike në gjuhën gjermane
Përfundimi i AMU / provimi ÖSD
Klasa 10
Bazat teknike dhe lëndë të përgjithshme
Klasa 11
Thellim teknik, gjuhë dhe lëndë të përgjithshme
Klasa 12
Profil specializimi, gjuhë dhe lëndë të përgjithshme, ekonomi, projekte dhe praktika
Klasa 13
Profil specializimi, gjuhë dhe lëndë të përgjithshme, menaxhim projekti, punimi i diplomës
Matura austriake dhe shqiptare
Përfundimi i shkollës
Përfundimi i arsimimit 5-vjeçar në HTL bëhet me provimin e pjekurisë dhe diplomës si edhe me maturën shqiptare. Dëshmia njihet në Austri dhe BE dhe jep të drejtë studimi në universitete dhe kolegje profesionale. Njëkohësisht matura është përfundim i një arsimimi profesional dhe jep të drejtë ushtrimi profesioni në fushën e teknologjisë së informacionit.
Sipas UNESCO-s, përfundimi i një shkolle të lartë teknike austriake përkon me nivelin ISCED 5 dhe është 2 nivele mbi përfundimin e gjimnazit (ISCED 3).
Plani mësimor
| Shuma totale | Klasa 6 | Klasa 7 | Klasa 8 | Klasa 9 |
|---|---|---|---|---|
| Gjuha dhe Letërsia Shqipe | 5 | 5 | 5 | 5 |
| Gjuha e parë e huaj (anglisht) | 3 | 3 | 3 | 3 |
| Gjuha e dytë e huaj (gjermanisht) | 5 | 6 | 8 | 6 |
| Matematikë | 4 | 4 | 4 | 4 |
| Biologji | 1 | 2 | 2 | 1 |
| Fizikë | 1 | 2 | 2 | 1 |
| Kimi | - | - | 1 | 1 |
| Histori | 1 | 2 | 2 | 1 |
| Gjeografi | 1 | 2 | 2 | 1 |
| Edukatë qytetare | 1 | 1 | 1 | 1 |
| Edukimi muzikor | 1 | 1 | 1 | - |
| Arte | 1 | - | - | - |
| Teatër | 1 | - | - | - |
| Edukimi fizik dhe sport | 3 | 2 | 2 | 2 |
| Teknologji sistemi | 1 | 2 | 3 | 3 |
| Teknologji mediatike | - | - | - | 2 |
| Teknologji rrjetesh | - | - | - | 1 |
| Praktikë kompjuteri | - | - | - | 4 |
| Aftësi teknike praktike | 1 | - | - | - |
| Kompetenca sociale dhe personale (pa vlerësim) | - | - | - | 2 |
| Shuma totale | 30 | 32 | 36 | 38 |
Aktualisht ofrojmë drejtimet: Teknologji rrjetesh, Shkenca e të Dhënave, Bote virtuale & zhvillim lojërash dhe Zhvillim Web & Aplikacionesh.
| Shuma totale | Klasa 10 | Klasa 11 | Klasa 12 | Klasa 13 |
|---|---|---|---|---|
| Gjuha shqipe | 2 | 2 | 1 | 1 |
| Letërsia shqipe | 2 | 2 | 1 | 1 |
| Gjuha e parë e huaj (anglisht) | 3 | 2 | 2 | 2 |
| Gjuha e dytë e huaj (gjermanisht) | 5 | 5 | 5 | 3 |
| Matematikë | 3 | 4 | 4 | 4 |
| Fizikë | 1 | 2 | - | - |
| Kimi | 2 | - | - | - |
| Biologji | - | - | - | - |
| Histori | - | - | - | 2 |
| Gjeografi | - | - | 2 | - |
| Ekonomi dhe e drejtë | - | - | 2 | 2 |
| Edukimi fizik dhe sport | 2 | 2 | 1 | 0 |
| Zhvillim softueri | 3 | 3 | 4 | 4 |
| Projekte të teknologjisë së informacionit | 2 | 4 | 5 | 5 |
| Sisteme informacioni | - | 2 | 2 / 41 | 3 / 51 |
| Teknologji sistemi | 4 | 4 | 0 / 31 | 0 / 51 |
| Shkenca e të Dhënave | - | - | 0 / 31 | 0 / 51 |
| Teknologji mediatike | 2 | 2 | 0 / 42 | 0 / 62 |
| Zhvillim Web & Aplikacionesh | - | - | 0 / 43 | 0 / 63 |
| Bote virtuale & zhvillim lojërash | - | - | 0 / 44 | 0 / 64 |
| Teknologji rrjetesh | 2 | 3 | 1 / 6 5 | 0 / 85 |
| Siguri IT | 1 | 2 | 0 / 35 | 0 / 45 |
| Praktikë kompjuteri | 4 | - | - | - |
| Shuma totale | 38 | 39 | 38 | 39 |
1 Për drejtimin Teknologji sistemi
2 Për drejtimet Bote virtuale & zhvillim lojërash dhe/ose Zhvillim Web & Aplikacionesh
3 Për drejtimin Zhvillim Web & Aplikacionesh
4 Për drejtimin Bote virtuale & zhvillim lojërash
5 Për drejtimin Teknologji rrjetesh
Tarifat shkollore
Shkolla Austriake financohet nga Ministria Austriake e Arsimit dhe nga kontributet e prindërve.
Prandaj në statute janë përcaktuar këto pagesa vjetore nga prindërit, respektivisht nga nxënësit:
- Tarifa e regjistrimit: 5000 LEK
- Tekste dhe mjete mësimore: Në varësi të kostove reale
- Tarifa e shkollimit: 125.000 LEK / vit
Për nxënësit e HTL-së ekziston mundësia për të aplikuar për bursë.
