Article Cover
News Dita Sportive

14 tetor 2025

Dita Sportive

Më 14 tetor 2025, shkolla jonë organizoi me sukses Ditën Sportive pranë kompleksit “Zmijani”, një aktivitet që mblodhi së bashku nxënësit dhe mësuesit në një atmosferë të mbushur me energji, bashkëpunim dhe frymë sportive. Gjatë ditës, nxënësit morën pjesë në një sërë aktivitetesh dhe lojërash sportive, duke treguar jo vetëm aftësitë e tyre fizike, por edhe shpirtin e skuadrës, respektin dhe entuziazmin për një mënyrë jetese të shëndetshme. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë mësuesit dhe stafit organizues, të cilët me përkushtim dhe pasion bënë të mundur realizimin e kësaj dite të veçantë.

Sporti është jetë – dhe ne e jetuam atë së bashku!

desq