19 shkurt 2026
Olimpiada e Gjuhës gjermane
Të enjten, më 19.02.26, Amela Shpejtimi (3a) dhe Edmir Stringa (3b) patën mundësi të shfaqnin kompetencat e tyre në gjuhën gjermane.
Në Olimpiadën Kombëtare të gjuhës gjermane në Tiranë, ata dëshmuan aftësitë e tyre në një nivel të lartë gjuhe, B2. Është motivuese kur të rinjtë i nënshtrohen sfidave të tilla dhe arrijnë t’i përballojnë ato kaq mirë.
