Një klasë e Teknologjisë së Rrjetit nga HTL Villach e zhvilloi javën e saj të projektit në Shqipëri.
Si shkollë partnere, neve na u dha kënaqësia të bashkëpunonim me nxënëse e nxënës shumë të sjellshëm, të shoqëruar nga mësuesi kujdestar Dominik Simm dhe mësuesja Daniela Vilgut.
Mësuesit tanë Paul Opitz, Nikolaus Kogler, Franz Rager, Daniel Poinstingl, Reuf Kozlica dhe Heinz Untersteiner, bashkë me nxënësit e viteve të katërta, përgatitën dhe punuan projekte të vogla.
Përveç mësimit të projektit në shkollë, klasa pati mundësinë të njohë qytetin e Shkodrës. Duke nisur nga nga Kalaja e Rozafës deri te lundrimi në Liqenin e Shkodrës, ata patën një program të larmishëm.
Madje, edhe pse pak ditë, u arrit të organizohet një udhëtim një-ditor në Tiranë, me një guidë në qytet dhe udhëtim me teleferik në malin e Dajtit.
Si shkollë austriake jashtë Austrisë, ne gëzohemi jo vetëm për klasat vizitore nga Austria, por edhe për ftesa, që klasat tona të vizitojnë Austrinë.