Vjenë…Jugend Innovativ…konkursi më smart ndër shkolla në Austri, këtë vit ka shumë arsye për të festuar: në rreth 35 faza konkuruese, me rreth 11 000 skuadra projektesh, më shumë se 60 000 të rinj e të reja janë mbështetur në realizimin e ideve të tyre inovative. Tashmë erdhi momenti i ndarjes së çmimeve për fituesit, që ishin pjesë e finales së përvjetorit.
Në finalen federale të këtij viti, nxënëset dhe nxënësit e 35 skuadrave finaliste prezantuan risitë e tyre para jurisë së Jugend Innovativ (Rinia Inovative). Në qendër ishin projektet me të mira nga 265 drejtime të ndryshme.
Shtatë skuadrat fituese: dy nga Burgenland, nga një skuadër për Niederösterreich, Oberösterreich, Salzburg, Vjenw dhe një skuadër nga Shkolla Austriake në Shqipëri.
Fituesit tanë: Braian Plaku, Viktoria Leqejza dhe Andrea Marku
Udhëheqës: DI (FH) Dominik Stockklasser MSc. dhe Frenk Kasmi MSc.
Çmimi i 1-rë për 2021/22
Çmimi në para: 2000 Euro
Projekti: klimaTree – Rregulluesi i ajrit në ambientin tënd
Një aparat në formën e një bime, që njofton në rast se ajri është i keq apo kushtet e tjera të ngjashme nuk janë të përshtatshme në atë ambient. Një skuadër 3-she nga Shkolla Austriake në Shqipëri ndërtoi produktin dhe ndëmarrjen e tij.