Për tua lehtësuar nxënësve kalimin nga shkolla 9-vjeçare në atë të mesme në këto kohë të vështira, Shkollës Austriake jashtë Austrisë „Peter Mahringer“ ofron trajnimin Peer-to-Peer.
Në këtë kontekst, trajnues ose trajnuese nga klasat maturante ndihmojnë nxënës e nxënëse nga viti i parë HTL, sipas nevojës dhe dëshirës, në katër lëndë: anglisht, gjermanisht, matematikë dhe bazat e Sistemit Teknik. Çdo të premte pasdite, 23 nxënëse dhe nxënës mblidhen sëbashku dhe udhëzohen nga 5 tranues apo trajnuese, se si të kapërcejnë vetë sfidat specifike në shkollë.
Falë mbështetjes financiare të organizatës ndihmëse „Projekt Albanien“ nga Voralberg, trajnimet mund të zhvillohen në grupe të vogla. Kështu, brenda një kohe të shkurtër mund të arrihen suksese mësimore dhe ndërkohë të respektohen të gjitha masat e nevojshme të sigursë dhe higjienës.