Austria Schulnetzwerk

Takimi ynë i 1-rë me ish-maturantët

LajmComments Off on Takimi ynë i 1-rë me ish-maturantët

Ditën e premte, datë 20.09.2024, Shkolla Austriake organizoi një takim me ish-maturantët ndër vite. Ambasadorja austriake në Shqipëri Znj. Monika Zach, bashkë me Konsullin e Nderit të Austrisë në Shkodër, Z. Leqejza, nderuan me pjesëmarrjen e tyre. Me stafin e shkollës u bashkuan dhe Znj. Gerlinde Tagini, e cila për 10 vite ka qenë drejtore e shkollës dhe Z. Manfred Tagini, gjithashtu për 10 vite profesor i gjuhës gjermane në Shkollën Austriake.

Drejtori Karl Mohr përcolli edhe një përshëndetje të ish-drejtorit, Z. Josef Fasching, në pamundësi të pjesëmarrjes në këtë event. Dr. Mohr theksoi rëndesinë e këtij eventi si detyrë dhe dëshirë e shkollës që të ruajë kontaktet me ish-nxënësit e saj si dhe të gëzohet për sukseset e tyre.

Ky ishte aktiviteti i parë i këtij lloji, ku patëm kënaqësinë të takonim ish-maturantë, të cilët gëzojnë suksese dhe arritje profesionale pas përfundimit të HTL-Shkollës Austriake „Peter Mahringer“.
Për mësuesit e kësaj shkolle ishte një emocion i veçantë të kishin prezencën e nxënësve, qoftë edhe online. Pjesëmarrja në event e firmave të fushës së IT-së, si Motrada dhe Dilaxia Nova, ishte një mundësi për punësimin e të rinjve.
Ky aktivitet do të zhvillohet përsëri vitin e ardhshëm. Deri atëherë, shpresojmë dhe urojmë suksese të mëtejshme të gjithë maturantëve të këtij viti e atyre të brezave të mëparshëm.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”