Në kuader të projektit Eljub – E-Book, më 06-10.10.2022 u zhvillua në Ulm të Gjermanisë, takimi përgatitor. Në këtë takim morën pjesë Keona Kalaja dhe Viktor Bazhdari. Të rinjtë nga Shqipëria, Bullgaria, Polonia, Austria dhe Gjermania u takuan të gjithë së bashku për të diskutuar mbi temen me titull: “Të rinjtë dhe aktivizimi i tyre në politikë.“
Për tu thelluar mbi këtë temë, u organizua Barcamp Session. Të rinjtë u ndanë në grupe të ndryshme dhe diskutuan mbi temat e mëposhtme: “Sa e rëndësishme është pjesëmarrja e të rinjve në politikë, “ Përse është e rëndësishme pjesëmarrja e të rinjve në politike? dhe “ Si duhet të funksionojë kjo?“
Aktiviteti vijoi me ekspozitën në shkollën e Ulm-it, ekspozitë e cila kishte në qendër të rinjtë gjerman gjatë periudhës së nazismit. Nën drejtimin e drejtorit të shkollës, pjesëmarrësve iu shpjegua rëndësia e rolit që kanë luajtur të rinjtë dhe gjurmët që ato kanë lenë në histori.
Si përfundim pjesëmarrësit kishin mundësi të vizitonin muzeun e Danubit, Katedralen e vjetër të qytetit si dhe shumë pika të tjera turisitke të qytetit të Ulm-it.
Mikela Lekaj