Keona Kalaja, Andri Hepaj dhe Viktor Bazhdari morën pjesë më 21-23 shtator në Wiener Neustadt, Austri, në takimin përgatitor të Eljub E-Book.
Të rinjtë nga vende të ndryshme u mblodhën të gjithë së bashku në tre grupe për të diskutuar rreth tri temave kryesore: “Stresi tek të rinjtë nga ndryshimi klimatik, pandemia dhe stresi i shkollës, “Mall për paqen. Si e ndryshoi Europën lufta në Ukrainë?” “A është e kërkuar pjesëmarrja e të rinjve në politikë?”
Secili grup kishte mundësi të merrte pjesë tek temat e përcaktuara. Në përfundim të diskutimeve, drejtuesit e grupeve prezantuan rezultatet e diskutimeve.
Pasditja vijoi me workshop-in mbi temën “Dialog me të rinjtë” e drejtuar nga Sophie Hammer. Workshop tepër interaktiv, ku të rinjtë kishin mundësi të merrnin pjesë në lojërat e organizuara.
Në këtë takim morën pjesë të ftuar të rëndësishëm nga politika dhe media. Zonja Senatore Doris Berger-Grabner përshëndeti të rinjtë me anë të një videoje ndërsa të ftuarit e tjerë ftuan të rinjtë për të diskutuar edhe një herë në tre grupe mbi temat e lartpërmendura.
Takimi përgatitor ishte një aktivitet shumë frytdhënës dhe interesant.
Mikela Lekaj