Ekipi përfaqësues i Shkodrës, pjesë e projektit “Ekipet Sportive në Shkolla” të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka kaluar me sukses në fazën finale të kampionatit të shkollave 9-vjeçare në basketboll për vajza!
Jemi veçanërisht krenarë që 7 prej vajzave pjesë e këtij ekipi përfaqësues vijnë nga shkolla jonë: Etida, Greisi, Alesia, Tinka, Elma, Lajla dhe Sara – jeni frymëzim për të gjithë nxënësit tanë!
I urojmë suksese të mëtejshme në fazën finale trajnerit z. Ervin Berdica, mësuesit tonë të Edukimit Fizik dhe njëkohësisht koordinator i qarkut Shkodër për KOKSH, z. Herion Faslija, si dhe të gjithë vajzave pjesëmarrëse që po përfaqësojnë me dinjitet Shkodrën.