Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ është tashmë pjesë e samitit të përvitshëm të Entrepreneurship Summits dhe këtë herë jo vetëm si vizitore, por edhe si pjesë aktive e tij, duke qenë se Prof. Mag. Gernot Scheffknecht ka drejtuar një workshop 90-minutësh rreth temave aktuale „Self-Leadership & Entrepreneurial Mindfulness“. Në kuadër të një projekti 3-vjeçar nga ERASMUS “SLEM Academy“ (www.slemacademy.eu), këto dy tema janë kthyer në degë të rëndësishme të orës së mësimit në shkollën tonë.
Paralelisht me samitin u zhvillua edhe takimi i këtij viti nga „Grupi Federal i Punës për Edukim Entrepreneurship në Inxhinieri“ (BAG EEE), një nismë kjo e krijuar nga „Shoqëria Ndërkombëtare për Pedagogji Inxhinierike” (IGIP) me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e mëtejshëm në edukimin për Entrepreneurship, veçanërisht në Shkollat e Larta Teknike (HTL).
Shkolla Austriake HTL në Shkodër është krenare që në vitin 2022 mori licencën nga IGIP, si njëra nga 12 HTL-të, duke u bërë kështu edhe „Qendër Kompetente për Edukim Entrepreneurship në Inxhinieri“ me të drejtën për të pajisur maturantët edhe me çertifikatën e EEE, si shtesë e Dëftesës së Pjekurisë. Dorëzimin e parë të këtyre çertifikatave e presim në fund të këtij viti shkollor.
Skuadra e Entrepreneurship në HTL Shkoder, Bekim Alibali dhe Gernot Scheffknecht, falenderon organizatorët për samitin dhe takimin federal të EEE.