Në kuadër të një shëtitjeje në vjeshtë 2020 në luginën e Drishtit, disa mësues vizituan varrezat e një familjeje që jeton në Prekal. Kjo familje ishte kujdesur prej vitesh për varrin e dy ushtarëve austro-hungarezë, i cili kishte qenw aty që në kohën e luftës së parë botërore.
Varri ishte në një gjendje shumë më të keqe sesa imagjinohej dhe kështu lindi ideja për të ngjitur pjesët e veçanta të gurit të varrit, duke e rinovuar atë.
Pas disa kërkimesh, u planifikua rinovimi, i cili u realizua në vjeshtë 2021. Pjesët e vjetra të gurit të varrit do të jenë pjesë e tij, por u mor përsipër ndërtimi i një guri varri plotësisht të ri me shkrim të ri mbi të.
Fatkeqësisht, nuk u arrit deshifrimi i shkrimit në gurin e vjetër të varrit, kështu që, pas bisedimeve me „Kryqin e Zi“ në Austri, u gdhend mbi gurin e ri të varrit një tekst standard për ushtarët e panjohur.
Falenderimi për realizimin e këtij projekti nuk shkon vetëm për mësuesit e Shkollës Austriake (Eva Kailbauer, Bekim Alibali, Nikolaus Kogler), për disa nxënëse dhe nxënës, por edhe për dy fëmijët e familjes në Prekal dhe mjeshtrit të aftë, Deda Prendi, pa ndihmën e të cilëve, realizimi i projektit nuk do të kishte qenë i mundur.
Me rastin e Ditës së Gjithë të Shenjtërve, më 01.11.2021, u inaugurua guri i ri i varrit, shoqëruar edhe nga një ceremoni e vogël nga prifti i fshatit.