Austria Schulnetzwerk

Projekti Erasmus+ – java eljub E-Book 2020 – Takimi përgatitor

LajmComments Off on Projekti Erasmus+ – java eljub E-Book 2020 – Takimi përgatitor

Takimi përgatitor për javën E-Book 2020 në Krems, Austri, për shkak të situatës aktuale, fatkeqësisht nuk mundi të zhvillohej siç vitin e kaluar në Temeswar, Rumani, por u mbajt në kuadër të një mbledhjeje në Zoom më 22 dhe 23 maj 2020.
Shkolla jonë u përfaqësua nga nxënësit Braian Plaku dhe Antonela Marku (të dy nga klasa 3a) si dhe mësueset Fiorela Tahiri dhe Maria Hönigsberger. Të pranishëm ishin të rinj e të reja, bashkë me ndihmësit e tyre mësues e mësuese nga 10 vende të Europës.
Java E-Book do të zhvillohet javën e parë të gushtit 2020. Aty, përveç Braian dhe Antonelës do të marrin pjesë edhe Ana Çobaj dhe Arlind Frakulla (të dy nga klasa 3b).

Ditën e premte, temat për javën E-Book u përpunuan nga grupet e vogla të të rinjve. Tema kryesore natyrisht ishte kriza korona. „Çfarë do të thotë kriza korona për Europën nga pikëpamja e të rinjve?“
Ditën e shtunë u diskutuan pyetje në bazë të programit përkatës (gatimet e vendeve të ndryshme, shëtitje në një muzeum Freilicht, vizitë në kinema, udhëtim me anije në Danub, pasdite sporti etj.) – a mund të zhvillohen të gjitha këto dhe nëse po, si? Cilat masa sigurie janë të nevojshme?
U zhvilluan më tej rregullat mbi workshop-et dhe lidhja online ndërmjet pjesëmarrësve, të cilët për shkak të kufizimeve në lëvizje e udhëtime, nuk mundën të udhëtonin.
Ashtu si edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit do të krijohet një grup filmi. Qëllimi është filmimi i një historie nga E-Book 2019.

Edhe pse ishte vetëm një takim online, të gjithë pjesëmarrësit ishin shumë të kënaqur dhe gëzohen që tani për javën E-Book në verë në Austri.

 

Komente mbi takimin përgatitor për javën eljub-E-Book, 22.+23.5.2020

„Mbledhja në Zoom ka qenë një eksperiencë e bukur dhe gjithashtu një mundësi të njohim pjesëmarrësit e tjerë. Kam vënë re që jetojmë në vende të ndryshme, por kemi die të ngjashme. Ishte interesante të përjetosh, se si mendojnë të rinjtë e tjerë.“ (Antonela Marku)

„Takimi ynë me Zoom ishte një eksperiencë shumë e bukur, në të cilën ne patëm mundësinë të njohim nxënësit e tjerë nga vendet e ndryshme, të cilët do të mund t‘i njohim më mirë gjatë javës Ebook në Austri. Gjatë kohës, ku ne u ndamë në grupe, ne punuam mbi tema të ndryshme dhe shkëmbyem me njëri-tjetrin mendimet dhe perspektivat e ndryshme.“ (Braian Plaku)

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”