Austria Schulnetzwerk

Projekt i Erasmus+ „Eljub Java e Librit Elektronik“

LajmComments Off on Projekt i Erasmus+ „Eljub Java e Librit Elektronik“


Përmes tri nxënëseve dhe një nxënësi të klasave 3ab, shkolla jonë do të përfaqësohet në fillim të muajit korrik në projektin e Erasmus+ „Eljub java e E-Book“ në Krems/Danub, Austri.
Nga 4. – 7. Prill u zhvillua në Temeswar, Rumani, një seminar përgatitor, ku morën pjesë nxënësja Medina Quku nga klasa 3a, bashkë me mësuesen e saj të gjermanishtes Maria Hönigsberger. Pjesëmarrësit ishin të rinj e të reja nga tetë vende europiane si dhe mbikqyrëset/sit e tyre.
Të rinjtë diskutuan rreth pritshmërive të tyre, dëshirave por edhe sfidave që i presin gjatë javës në korrik, ku grupet do të shkruajnë tekste për një libër elektronik. Në seminarin e organizuar ata përcaktuan rregullat e punës për shkrimin e librit dhe mblodhën tema, të cilat u interesojnë të rinjve dhe janë aktuale për to. Këto tema u përmblodhën pastaj nga katër grupe pune dhe kështu u formua baza për tekstet e librit elektronik.
Ishte treguar kujdes i veçantë gjithashtu edhe për aktivitetet jashtë seminarit. Drejtoresha e shkollës Nikolaus-Lenau, ku u zhvillua seminari, shoqëroi grupet gjatë një shëtitje në këtë qytet, i cili vërtet ia vlen të vizitohet. Plani për pasditen e fundit ishte një shëtitje në zonat përreth Temeswar.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin shumë të kënaqur nga aktiviteti dhe organizimi dhe mezi presin javën e librit elektronik në Krems.

Maria Hönigsberger

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”