Të premten e datës 17.05.2018 së bashku me kordinatori e gjermanishtes Mag. Markus Offner, me mësuesen e anglishtes Mag. Christine Gigleitner dhe drejtuesen e projektit Mikela Lekaj, përshëndetëm për herë të fundit për këtë vit shkollor nxënësit dhe nxënëset e shkollës në Bardhaj të cilet morën pjesë me shumë dëshirë dhe vullnet në kursin e gjermanishtes. Siç është bërë tashmë traditë nxënesit u pajisën edhe me çertifikatat përkatëse pjesëmarrëse.
Në menyrë të veçantë duam të falenderojmë maturanten tonë Enkelejden e cila edhe pse e ngarkuar me punimin e diplomes si dhe me provimet e maturës, u tregua gjithmonë bashkëpunuese për ne por edhe mjaft e dashur për nxënësit dhe nxënëset ku edhe nga ana e tyre nuk munguan falenderimet dhe përqafimet.
Falenderojmë edhe një herë Ministrinë austriake të Arsimit për finanzimin e këtij projekti
21.05.2019 Mikela Lekaj; Fotos Mag. Markus Offner