Në kuadër të zhvillimit të mësimit nga shtëpia, Shkolla Austriake është shumë aktive, duke përfshirë gjithë nxënësit, nga klasa e 6-të deri në vitin e 5-të. Përmes Microsoft Teams, nxënësit kanë mundësi direkte komunikimi me mësuesit dhe anasjelltas. Pjesa e chatit në këtë aplikacion mund të përdoret si dërrasë e zezë për të shkruar ato që fëmijët duhet të mbajnë shënim në orën e mësimit. Ata duken mjaft të entuziazmuar dhe janë shumë të gatshëm për teknologji dhe metodika të reja mësimore, të nevojshme në këtë kohë të vështirë për të gjithë.
Suksese të mëtejshme!
(Fotot nga orët e mësimit të sotëm në lëndën e gjermanishtes, klasa 6c)