Më 09.05.2025, në shkollën tonë u shpërndanë certifikatat për pjesëmarrjen në konkursin e gjuhës gjermane. Nxënësit dhe nxënëset tona u përballën me sfidën për të treguar aftësitë e tyre në lexim dhe të folur.
Dy nga ata do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Shkollën Austriake në fund të majit në olimpiadën në Tiranë.
Jemi krenarë për nxënësit që morën pjesë dhe e përballuan këtë sfidë me sukses të madh.