Austria Schulnetzwerk

Konferenca Eljub Dialog (Projekt i Erasmus+)

LajmComments Off on Konferenca Eljub Dialog (Projekt i Erasmus+)


Nga data 20 – 22 nëntor 2019, Era Troshani, Sonila Rrustemi dhe Alesia Kola nga klasa 4a morën pjesë në Konferencën Eljub Dialog në Krems, Austri.

Para fillimit të aktivitetit, ne vizituam Shkollën e Mesme Bujqësore Profesionale në Krems, për të cilën një grup i klasës 4a i degës „Sisteme Teknike“, nën drejtimin e Zotit Dominik Stocklasser, po punon një projekt. Zoti Fahrnecker, tekniku i shkollës, na tregoi sallën e re të Teknikës Bujqësore dhe në fund edhe Qendrën e Kompetencës së Verës. Nxënës e nxënëse nga vitet e dyta të kësaj shkolle u treguan pastaj vajzave rreth kompanisë së tyre junior.

Projekti, pra Konferenca Eljub Dialog, filloi në World- Café me trajtimin e katër temave: E ardhmja e punës – Të gjithë vrapojnë: Migrimi i punës nën presion apo fillimi i një plogështie të re? – Çfarë do të thotë të bëhesh i rritur? – Vetëoptimizimi: Për çfarë bëhet fjalë faktikisht?
Rreth 35 të rinj nga 9 shtete trajtuan katër temat dhe më pas, drejtuesit e tavolinave, që ishin përfaqësues nga sektori i të rinjve, prezantuan rezultatet për të gjithë grupin.
Më tej kishim në program workshop-e mbi temën „Praktikë Politike për të Rinjtë“, ku ndër të tjera u bisedua rreth Bashkimit Europian dhe temës „Të bëhesh aktiv“.

Në Konferencën Eljub Dialog morën pjesë të ftuar të rëndësishëm nga politikanët e rinj dhe nga media. Zonja Senatore Doris Berger-Grabner mbajti fjalën përshëndetëse. Më pas, të rinjtë diskutuan në katër grupe me të ftuarit në lidhje me temat e lartpërmendura.

Në mbrëmjen e fundit të aktivitetit u zhvillua një bisedë mes dy shkrimtarëve austriakë, Robert Menasse dhe Doron Rabinovici.

Konferenca Eljub Dialog Ishte një aktivitet shumë interesant, ku natyrisht përveç pjesës zyrtare, një vend të veçantë pati edhe ritakimi i të rinjve, të miqësuar tashmë me njëri-tjetrin që në javën eljub e-book në korrik, si dhe krijimi i miqësive të reja.

Maria Hönigsberger

Komente të pjesëmarrëseve:

Konferenca Eljub Dialog ishte e mrekullueshme. Ne kemi biseduar dhe jemi informuar mbi tema të ndryshme gjatë workshop-eve të ndryshme. Temat ishin shumë interesante dhe ne kishim mundësi të shprehnim mendimin tonë në çdo kohë. Për më tepër, diskutuam edhe me ekspertë të sektorit të të rinjve mbi keto tema, duke u informuar kështu më gjërë. Gjithashtu patëm mundësinë të takonim përsëri të rinjtë që kemi njohur gjatë programit të verës, gjë e cila më gëzoi pa masë. (Sonila)

Gjatë workshop-eve kemi biseduar për tema shumë interesante. Disa prej tyre ishin shumë të prekshme edhe në lidhje me gjendjen aktuale politike në Shqipëri, prandaj këtu ne kishim shumë për të thënë. Mbi të gjitha, të rinjtë nga vendet e tjera ishin shumë miqësorë dhe ne e patëm shumë të lehtë të bashkëbisedonim me ta. (Era)
Në Konferencën Eljub Dialog kaluam shumë mirë. Çdo gjë ishte shumë interesante dhe kemi diskutuar rreth shumë gjërave. Eksperienca më e bukur ka qenë kur u ritakuam me shokët dhe shoqet, që kemi njohur në verë dhe që u njohëm me njerëz të rinj. (Alesia)

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”