Me datë 04.03.2019, disa nxënëse e nxënës të “Shkollës Speciale”, Shkodër, të shoqëruar nga mësueset dhe drejtoresha e tyre, vizituan shkollën tonë. Përmes fantazisë, ndihmës së mësueseve dhe zellit të tyre, këta fëmijë kishin krijuar kartolina me rastin e festave të 7-8 marsit, të cilat i prezantuan dhe shitën në ambientet e shkollës tonë. Të ardhurat që u mblodhën nga shitja e kartolinave do të përdoren për nevojat e vetë shkollës së tyre. Dëshira e angazhimi i tyre për sukses, bashkëpunimi i nxënësve të Shkollës Austriake dhe stafit pedagogjik sollën disa momente të këndshme e gazmore parafestive.
Ju lumshin duart, fëmijë të dashur!