Javën e kaluar u zhvilluan kampionatet e shahut dhe të pingpongut për shkollat 9-vjeçare të të gjithë qytetit.
Pas ndeshjeve brenda çdo klase, u zhvillua kampionati i shkollës me më të mirët e çdo klase në të dy këto sporte, për vajza dhe djem.
Fituesit përfaqësuan shkollën tonë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë, ku edhe fituam vendin e tretë në pingpong për djem me nxënësin Daniel Marku, klasa 9A.