Më 26 Maj, ne, klasat 3AB, u nisëm për në Vjenë dhe përgjatë një jave, përjetuam shumë gjëra.
Programi ishte i planifikuar mirë dhe në këtë mënyrë arritëm të shohim pikat më të rëndësishme turistike të Vjenës. Ne kemi vizituar muzeume të ndryshme, që na kanë lënë shumë përshtypje të këndshme, mes tyre dhe Muzeu Teknik. Një pikë e mrekullueshme që vizituam ishte Katedralja e Shën Stefanit, e cila na mahniti me akitekturën e saj. Më tej, shkuam në Dhomën e Thesarit, varrin e perandorit dhe në Dhomën e bukur të bibliotekës kombëtare. Gjithashtu kemi vizituar Kështjellën Schönbrunn dhe një grup ishte gjithashtu në kështjellën Belvedere.
Të martën në darkë ishim në teatrin „Ronacher“, ku pamë pjesën teatrale muzikore „Bodyguard“, e cila na pëlqeu shumë. Edhe kur vizituam dhe pamë Prater u gëzuam shumë. Kemi vizituar pika të ndryshme në Vjenë dhe jemi kënaqur shumë.
Pika e fundit në program ishte të premten pasdite në kopshtin zoologjik Schönbrunn, ku pamë lloje të ndryshme kafshësh.
Pas darkës, patëm kohë deri në orën 22:00 për të shëtitur dhe për të parë më tepër qytetin. Kështu, ne mësuam të jemi, të ecim të pavarur dhe të planifikojmë kohën. Kemi përdorur shpesh metronë, që ishte gjë e re për ne. Jemi shumë të lumtur që kemi patur mundësinë të vizitojmë qytetin e Vjenës.
Nxënëset dhe nxënësit e klasës 3A
Komente nga nxënëse e nxënës
Vjena mu është dukur e mrekullueshme. Atje mësuam shumë rreth kukturës austriake dhe çdo gjë ishte shumë interesante. Edhe pikat turistike që vizituam më kanë pëlqyer shumë. Mësuesit tanë e kishin organizuar shumë mirë javën në Vjenë dhe kemi parë shumë gjëra.
(Halisa, 3a)
Në Vjenë asgjë nuk e kishim larg. Mjetet e transportit ishin gjithnjë në shërbimin tim, të përpiktë dhe më kanë sjellë relativisht shpejt në pikën ku doja të mbërrija. Mundësia për të njohur një kulturë krejt tjetër ishte shumë e mirë. U habita, sa shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës ishin atje, disa nga të cilët edhe shqiptarë. (Drian, 3a)
Java një Vjenë ishte një javë e mrekullueshme për mua. Gjithçka ishte mirë. Jo vetëm unë, por të gjithë jemi kënaqur shumë. Përpikmëria ka qenë çështje pak problematike për në. Kemi parë gjëra shumë interesante, shumë muzeume të ndryshme.
(Lirza, 3b)
Unë jam gëzuar shumë për javën në Vjenë. Kam menduar, do të shohim shumë gjëra dhe do të njohim më mirë qytetin dhe kulturën e atjeshme. Kështu e kam menduar dhe po kështu u bë. Kemi mësuar si përdoren mjetet publike të transportit, me qëllim të mundim të arrijmë kudo shpejt në një qytet kaq të madh
(Erbli, 3b)