Për shkak të situatës aktuale të Covid-19, fatkeqësisht nuk ishte e mundur për nxënësit tanë që të jenë në Krems për javën E-Book. Katër shtete (Shqipëria, Bullgaria, Rumania dhe Sllovakia) u desh të qëndronin në shtëpi duke marrë pjesë online në këtë projekt të Erasmus+. Nga Shkolla Austriake Shkodër morën pjesë nga klasa 3a Antonela Marku dhe Braian Plaku, nga 3b Ana Çobaj dhe Arlind Frakulla si dhe Era Troshani, 4a, si anëtare e Alumni-Clubs. Grupi shqiptar u mbështet dhe drejtua nga Fiorela Tahiri dhe Maria Hönigsberger.
Ditën e diel, më 2 gusht 2020, u zhvillua takimi i parë online në formën e një mbledhjeje përmes Zoom. 24 persona ishin të pranishëm. Pjesëmarrësit duhet të vendosnin mbi aktivizimin në një nga katër grupet e temave, të përcaktuara tashmë në mbledhjen përgatitore, si dhe të njoftonin nëse dëshironin të shkruanin vetëm apo në grup të vogël tekstin mbi atë temë. Më tej u caktuan mbledhjet përmes Zoom të drejtuesve të seminareve.
Prej të gjtiha teksteve u krijua përsëri një E-Book. Ai quhet „Europa, korona dhe ne. Të qënurit të ndarë, por prapë se prapë sëbashku“ dhe është tashmë në faqen zyrtare. Tekstet e pjesëmarrësve tanë gjenden në faqet 147, 216, 226 dhe 237.
Nën hashtag-un #bisbaldbeieljub (shihemi në eljub – pika 1 në librin elektronik) të rinj nga e gjithë bota mund të shkruanin rreth këtyre pyetjeve gjatë mbylljes në shtëpi për shkak të virusit: Si je? Çfarë do të thotë për ty të jesh i mbyllur në shtëpi? Si po jeton tani? Si është përditshmëria jote? Aty gjenden artikuj nga pjesëmarrësit nga shkolla jonë nga viti i kaluar dhe nga Braian Plaku.
https://eljub.eu/De/eTexts
Braian Plaku ishte anëtar i grupit të filmit dhe ishte i mirëintegruar si anëtar online.
Katër nxënësit tanë kishin përgatitur edhe një video të shkurtër mbi shqipërinë dhe shkodrën, e cila u prezantua në Krems tek prezantimi i shteteve. Ne u lidhëm në këtë prezantim përmes Zoom dhe mundëm kështu të dëgjonim duartrokitjen emocionuese. Braian dhe Ana treguan shkurt diçka mbi shqipërinë.
https://www.youtube.com/watch?v=aPQvV1fObBc&feature=youtu.be
Njëkohësisht pjesëmarrësit mundën të merrnin pjesë edhe në një projekt tjetër, të quajtur „Mapping Europe“ (Vënie në hartë e Europës). Tema ishte: çfarë të vjen në mend kur dëgjon fjalën „Europë“?
Rreth kësaj teme u dorëzuan tekste apo foto të ndryshme. Edhe në këtë aktivitet, nxënësit tanë ishin shumë aktivë.
Pra, projekti Erasmus+ shkoi shumë mirë, edhe pse në krizë korone dhe u mbyll me sukses me librin e planifikuar E-Book. Ne urojmë që pjesëmarrësit tanë të jenë vitin tjetër në austri dhe të njohin personalisht të rinjtë e vendeve të tjera.
Disa komente:
„Është shumë qejf dhe vërtet interesante për ne!“ (Braian Plaku)
„Për ne kjo është diçka shumë e bukur. Kjo është një përvojë e re.“ (Antonela Marku)
„Me shumë dëshirë jam pjesë e këtij projekti!“ (Ana Çobaj)