
Në qytetin e Kremsit të Austrisë së Poshtme nga 28.06. – 05.07.2025 u zhvillua një javë që la gjurmë të thella në kujtesën dhe zemrat e të rinjve nga 12 vende të Evropës – Java e librit elektronik, një projekt i mbështetur nga Erasmus+ dhe Eljub. Në këtë udhëtim krijues morën pjesë edhe nxënësit/et e shkollës sonë, Dea Troshani, Atida Ashta, Antonelo Zefi dhe Orest Bashi.
Të rrethuar nga fryma bashkëpunuese ndërkulturore, të rinjtë punuan në grupe për të ndërtuar së bashku librin elektronik dhe filmin. Përmes fjalës së shkruar, fotografisë dhe videove, ata ndërtuan ura komunikimi dhe miqësie.
Java ishte ndëraktive dhe me program të pasur kulturor. Në këtë program ishin te planifikuara prezantimet e shteteve pjesëmarrëse, mbrëmja e kulinarisë, vizita në hidrocentralin e Theiß, mbrëmja e filmit dhe vizita në kalanë e Schallaburg
Java në Krems ishte një përvojë e paharruar– një hapësirë ku krijimtaria u ndez, kultura u ndërlidh dhe të rinjtë zbuluan fuqinë që ka fjala kur përjetohet bashkë.
