Austria Schulnetzwerk

GreenQuest fitoi çmimin e 1-rë në konkursin europian Youthstart

LajmComments Off on GreenQuest fitoi çmimin e 1-rë në konkursin europian Youthstart

Urime të përzemërta skuadrës fituese të çmimit YEA! Award 2024. Skuadra “GreenQuest”, përbërë nga maturantët Klajdi Lazri, Maria Vathkruja dhe Klaudio Shkalla fitoi me aplikacionin e tyre inovativ European Youthstart Entrepreneurship Award 2024 në Berlin. Ndër 17 shtete finaliste, ata fituan çmimin e parë prej € 1.500,– në kategorinë “WeGrowTogether”.

Përgëzojmë përzemërsisht fituesit dhe u urojmë shumë sukses në aplikimin në praktikë të idesë së tyre të mrekullueshme.
Para nesh kemi një vit emocionues, sepse finalja e European Youthstart Awards do të vijë në tetor 2025 në Shqipëri dhe do të zhvillohet pikërisht në Shkodër.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”