Pas suksesit të madh të vitit të kaluar, gëzimi dhe krenaria janë edhe më të mëdha sepse Iris Musallari dhe Mirsada Smajlaj me projektin e tyre të punimit të diplomës „Creativity Zone“ kanë arritur deri në gjysmë finale në konkursin më të rëndësishëm ndërmjet shkollave teknike. Ne i përgëzojmë vajzat përzemërsisht. Dy nxënëset, bashkë me udhëheqësen e punimit të tyre zonjën Emirjola Plaku, do të udhëtojnë më 26 prill për në Vjenë dhe do të luftojnë për çmimet e para.
Ne u urojmë atyre shume suksese dhe fat!
Josef Fasching