Më 21 Shtator, Shkolla Austriake IT HTL në Shkodër u vizitua nga 3 menaxherë departamentesh të Lufthansa IT Solutions Tiranë, me qëllim prezantimin e ndërmarrjes si mundësi punësimi në të ardhmen për maturantet dhe maturantët e shkollës tonë.
Përsëri, nxënëset dhe nxënësit treguan nivelin e lartë në të cilin formohen ata në Shkollën Austriake. Menaxherët ishin gjithashtu entuziastë dhe kështu zhvillua një shkëmbim i vlefshëm mendimesh profesionale.
Të dy palët gëzohen për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe intensiv!