Me datë 25.03.2022 shkollën tonë e vizitoi drejtuesi i Departamentit për Inxhinieri Elektronike në FH JOANNEUM, njëkohësisht profesor për Sisteme Elektronike në FH, Dr. Christian Vogel. Ai mbajti një referat jashtëzakonisht interesant para maturantëve tanë rreth jetës në Graz dhe mundësive të studimit në FH Joanneum, veçanrërisht study-and-work.
Drejtori Douschan e shoqëroi Zotin Dr. Vogel në ambientet e shkollës dhe i prezantoi atij mundësitë e shumëanshme të arsimimit këtu. Me këtë rast, disa nga maturantët tanë prezantuan punimet e tyre të diplomave, duke bindur kështu Zotin Dr. Vogel për cilësinë e lartë të punës.
Shkolla Austriake në Shkodër falenderon Zotin Dr. Vogel për vizitën!