Në kuadër të projektit Erasmus+, nxënëset tona Jonejda Zaimi dhe Stefi Fushaj së bashku me të rinj nga shtatë vende evropiane, vizituan Parlamentin Evropian. Në qendër të workshop-eve dhe diskutimeve ishin “Marrëveshja Evropiane e Gjelbër” dhe pyetja se si BE mund të afrohet më shumë me të rinjtë. Një fokus tjetër ishte siguria kibernetike, lajmet e rreme dhe fushatat e dezinformimit, si dhe strategjitë e ndryshme të BE për të përballuar këto sulme ndaj demokracisë dhe për t’i rezistuar atyre.
Në javën e parë të korrikut, fillon përsëri Jave e Librit Elektronik eljub në Krems an der Donau. Jemi të lumtur që do të marrim pjesë përsëri!