Më 28.4.2023 u zhvillua në shkollën tonë dita e dytë EEE Day (Entrepreneurship Education in Engineering) nën moton „Tregu i Ideve“.
Në fillim të gjysmëditës, e cila kishte si tematikë degën shkollore Entrepreneurship, grupet e projekteve te viteve të 3-ta patën mundësinë të prezantojnë idetë e tyre të biznesit në formën e një panairi, para një publiku të interesuar. Ato ishin punuar në orët e mësimit të lëndës ITP. Mësues dhe nxënës morën informacione rreth ideve inovative dhe interesante të biznesit dhe shkëmbyen biseda me sipërmarrëset e reja/sipërmarrësit e rinj.
Në përfundim, 13 skuadrat prezantuan projektet e tyre për të bindur jurinë, në një cak kohor prej pesë minutash, e cila përbëhej nga Këshilltari për EEE i shkollës, Konsulli i Nderit Zoti Gjergj Leqejza, drejtori i komanduar Zoti Andreas Kucher, Daniel Poinstingl dhe Isabella Knapp-Möderl.
Me dorëzimin festiv nga juria për gjashtë skuadra të biletave për finalen mbarëkombëtare të konkursit mes planeve të biznesit „next generation“, aktiviteti u mbyll shumë këndshëm.
Ne u urojmë të gjitha skuadrave shumë sukses në finale dhe vënien në zbatim të ideve të tyre të projektit!