Austria Schulnetzwerk

Ditë sportive në Tarabosh

LajmComments Off on Ditë sportive në Tarabosh

„Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë“ – thotë populli. Duke dashur që përveç anës intelektuale dhe arsimore të ndikojmë dhe në atë fizike të nxënësve, ditën e enjte, datë 26.09.2024, e gjithë Shkolla Austriake zhvilloi ecje në malin e qytetit.

Takimi për nisjen ishte ora 07:30 tek Ura e Bunës. Më tej ngjitja deri në majë zgjati rreth 2,5 orë, ku moti i mirë luajti rol kyç në krijimin e një atmosfere të këndshme me njëri-tjetrin, edhe pse shumë sfiduese për shkak të vështirësive fizike deri në ngjitje.

Pushimi në majën e Taraboshit, shoqëruar me ushqim dhe pije, na ndihmoi të fitonim forca të reja për të zbritur. Në orën 14.00 të gjithë ishim në pikë ku nisëm këtë aktivitet sportiv, i cili rezultoi pa asnjë aksident apo dëmtim.

Faleminderit mësuesve të edukimit fizik për organizimin.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”