Ecja me rastin e Ditës Kombëtare (26.10.) është një traditë e vjetër austriake, të cilën e vazhduam edhe këtë vit në shkollën tonë.
Kështu, ditën e shtunë, datë 29.10.2021, u zhvillua një ditë shëtitjeje në Tarabosh, ku morën pjesë 25 nxënës, 1 ish-nxënës, 4 mësues dhe mësuese dhe 2 miq të shkollës.
Duke shijuar një qiell pa re, grupi filloi ecjen në orën 10:00 tek ura e pedonales dhe arriti pas 2 orësh majën e antenave, ku pati një pushim për të ngrënë diçka të vogël.
Pas fotos, gjithashtu tradicionale, të grupit me flamurin austriak, ata u nisën për kthim dhe në orën tre pasdite, të gjithë mbërritën shëndosh e mirë në rrëzë të malit. Kjo shëtitje sportive e përbashkët e nxënësve dhe mësuesve u përmbyll me një pije freskuese.