Më 2 maj, klasat 7c dhe 7b shkuan në Tiranë, të shoqëruar nga të dy mesueset kujdestare. Në kuadër të mësimit të biologjisë ne vizituam Muzeun e Historisë së Natyrës në Tiranë.
Stafi i muzeut, i cili na udhëhoqi nëpër muze, ishte shumë i këndshëm dhe tregoi informacione shumë interesante për llojet e ndryshme të kafshëve në Shqipëri.
Ishte shumë interesante të dish se shumë nga speciet e zogjve dhe peshqve të ekspozuar në muze vijnë nga qyteti ynë, Shkodra.
Ne kaluam shumë të bukur së bashku.
Elis Lahi 7c