Shkolla Austriake aplikon një shumëllojshmëri masash për të mundësuar një frekuentim të suksesshëm në shkollë dhe për të siguruar shëndetin e nxënësve tanë.
Një nga këto masa është analiza PCR e zhvilluar në shkollë. Përmes një personeli nga një laborator i certifikuar, për herë të parë, shumë nga mësuesit tanë mundën të zhvillonin analizën PCR, duke paguar secili privatisht. Analiza të tilla, të zhvilluara direkt në shkollë, do të zhvillohen në të ardhmen rregullisht.
Ju falenderojmë për besimin që keni tek ne dhe do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që të vazhdojmë të qëndrojmë të shëndetshëm!