Austria Schulnetzwerk

7 dhe 8 Marsi në Shkollën Austriake

LajmComments Off on 7 dhe 8 Marsi në Shkollën Austriake

Si çdo vit, këto dy data të veçanta u festuan në shkollën tone.
Me rastin e Ditës së Mësuesit, stafi ynë vizitoi Bibliotekën Françeskane “Át Gjergj Fishta” në Shkodër. Arsyeja e vizitës së kësaj biblioteke, pikërisht në këtë ditë, është vlera që ajo bart në zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë së shkruar dhe historikut të përpjekjeve për ta mbrojtur e ruajtur këtë gjuhë. Kjo bibliotekë u hap në vitin 1933 nga fretnit françeskanë. Ndërtesa, ku është e vendosur biblioteka, si dhe Kuvendi Françeskan janë projektuar nga Át Gjergj Fishta. Kjo bibliotekë është një bibliotekë albanologjike dhe ndër më të rëndësishmet në vendet shqipfolëse.
8 Marsi mblodhi bashkë në bibliotekën e shkollës tonë mësueset dhe nxënëset e viteve të 5-ta, duke kaluar kështu një kohë të këndshme bashkë.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”