Austria Schulnetzwerk

LajmComments Off on

Më 4 dhe 5 prill, në kuadër të provimit të pjekurisë dhe diplomës austriake, nxënësit e viteve të pesta prezantuan me sukses dhe në mënyrë sovrane kryeveprat e tyre – punimet e diplomës. Me aplikimin e punimeve të diplomës maturantet e maturantët tanë vërtetojnë që janë të përgatitur më së miri, si për studime të mëtejshme, ashtu edhe për profesionin e inxhinieres apo inxhinierit.

Nxënësit punojnë përgjatë një periudhë prej 8 muajsh për realizimin e ketyre punimeve në fushën e teknologjisë, punime të cilat jane të porositura nga firma apo persona realë të fushës së ekonomisë dhe biznesit dhe që përfundohen nga maturantët tanë në në mënyrë të pavarur, duke filluar prej idesë e konceptit e deri tek produkti final.

Edhe këtë vit, punimet e diplomës, të sofistikuara nga ana teknike, ishin nga degët Teknikë Mediatike, Teknikë Rrjeti dhe Teknikë Sistemi, të cilat gjejnë përdorim të gjërë praktik dhe gjithashtu janë kontribut në mbështjetjen e ekonomisë në Shkodër.

 

Teknikë Mediatike

  • BlitzCab: Freelancer-Platformë Taksie për Shkodrën
  • Ushqim në biçkleta: Shërbim social për blerje ushqimesh
  • Hotel Kelmendi: Faqe web dhe sistem rezervimi për hotel Kelmendi
  • momSupport: Mbështetje për nënat

Teknikë Rrjeti

  • AGI GLASS: Infrastrukturë rrjeti për firmën Agi Glass
  • eDoor: Sistem elektronik mbylljeje për dyer
  • StyleNet: Shërbime për StyleNet

Teknikë sistemi

  • ASTRA – Automjete plotësisht autonome në Smart Road: Makina në miniaturë, që ecin vetë, të printuara në printer 3D
  • LED Show: Paraqitje fotoje në një LED-Matrix në biçikleta
  • Rregullues temperature në dhomë: Sistem elegant analizues dhe matës i temperaturës në dhomë
  • Robot: Robot fleksibël për fëmijë, për të luajtur dhe për të mësuar
  • Krah roboti: Konstruksion i një krahu roboti, që komandohet përmes një dorashke

 

Për të çuar me sukses deri në fund një punim diplome nevojiten të gjitha kompetencat e përftuara gjatë viteve të shkollimit. Këtu përfshihet gjithashtu ndjesia për biznes dhe të kuptuarit e tregut, lidhja logjike dhe serioziteti, aftësitë e larta teknologjike dhe të punuarit në grup.

Ne përgëzojmë me krenari nxënëset e nxënësit tanë për këtë paraqitje të suksesshme në vazhdën e maturës austriake dhe u urojmë shumë suksese për provimet në vazhdim.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”