Austria Schulnetzwerk

Deklaratë për mbrojtjen e të dhënave

Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është për ne çështje e një rëndësie të veçantë. Prandaj, ne përpunojmë të dhënat tuaja në bazë të udhëzimeve ligjore (DSGVO). Në këtë tekst informues mbi mbrojtjen e të dhënave, ju japim informacion mbi aspektet e rëndësishme të përpunimit të të dhënave, në kuadër të faqes sonë zyrtare.

Informacione në dosje gjatë hyrjes në server
Serveri i faqes ruan përkohësisht dhe në mënyrë automatike informacione në të ashtuquajturën dosje gjatë hyrjes në server, që programi juaj i kërkimit na transmeton neve.

Ato janë:

  • Lloji i programit të kërkimit dhe versioni i tij
  • Sistemi i pajisjes që keni përdorur
  • URL i referuar
  • Hostname i kompjuterit që keni përdorur
  • Ora e detyrës që ka kryer serveri
  • Adresa IP

Nuk bëhet bashkim i këtyre të dhënave me burime të tjera të dhënash.

Linqe për tek faqet e tjera zyrtare
Shërbimi ynë online përmban linqe për tek faqet e tjera. Ne nuk mund të garantojmë që këto faqe u përmbahen rregullave dhe udhëzimeve për mbrojtjen e të dhënave.

Kodimi TLS
Për arsye sigurie dhe në mbrojtje të kalimit të materialeve me përmbajte të fshehta dhe konfidenciale, si për shembull pyetjet, që ju na dërgoni neve si administratorë të faqes,  ne përdorim një kodim TLS. Ju e shihni dhe e kuptoni që bëhet fjalë për një lidhje të koduar kur adresa ndryshon nga „http://“ në „https://“  si dhe vendoset simboli i çelësit tek adresa e internetit që po kërkoni. Kur kodimi SSL është i aktivizuar, të dhënat që ju na transmetoni neve, nuk mund të lexohen nga të tretë.

Instagram – Deklaratë për mbrojtjen e të dhënave gjatë përdorimit
Në faqet tona janë të ndërthurura edhe funksionet e shërbimit instagram. Këto funksione ofrohen nga Instagram Inc., 1601 Willow Road, Menlo Park, CA, 94025, USA. Nëse ju keni hyrë në adresën tuaj të instagramit përmes klikimit të butonit të instagramit, mund të lidhni përmbajtjet e faqeve tona me profilin tuaj të instagramit. Përmes këtij veprimi, instagrami mund të rendisë vizitën tek faqet tona nën llogarinë e tij të përdoruesve.  Theksojmë që ne si ofrues të faqeve nuk marrim informacion nga instagrami rreth përmbajtjes së të dhënave të transmetuara apo mbi përdorimin e tyre.
Informacione shtesë në lidhje me këtë pjesë i gjeni tek deklarata për mbrojtjen e të dhënave tek instagrami: https://instagram.com/about/legal/privacy/.

ISSUU – Deklarata për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me përdorimin
Në faqet tona janë të lidhura funksione të shërbimit ISSUU. Këto funksione ofrohen nga Issuu, Inc., 131 Lytton Ave, Palo Alto, CA 94301, USA. Përmes shërbimit Issuu, ju mund të lidhni në internet dokumente me përdorues të tjerë të komunitetit të shërbimit Issuu ose t‘i përpunoni, jepni leje për përdorim apo përzini ato. Theksojmë që ne si ofrues të faqeve nuk marrim informacion nga instagrami rreth përmbajtjes së të dhënave të transmetuara apo mbi përdorimin e tyre. Informacione shtesë në lidhje me këtë pjesë i gjeni tek deklarata për mbrojtjen e të dhënave të ISSUU Inc. tek https://issuu.com/legal/privacy

YouTube – Deklarata e mbrojtjes së të dhënave për përdorimin
Faqja jonë zyrtare përdor Plugins (lidhje) të faqes YouTube, që operohet nga Google. Ofrues i faqeve është YouTube, LLC, 901 Cherry Ave., San Bruno, CA 94066, USA. Nëse ju vizitoni një nga faqet tona, që është e pajisur me plugin të YouTube, do të krijohet një lidhje me serverat e YouTube. Kështu, serveri i Youtube merr informacion, cilën faqe tonën keni vizituar.
Nëse hyni në llogarinë tuaj të YouTube, ju i mundësoni YouTube që të regjistrojë gjërat që ju keni kërkuar në internet, direkt në profilin tuaj personal. Ju mund ta pengoni këtë gjë duke dalë nga llogaria juaj YouTube.
Informacione të tjera mbi veprimet e të dhënave të përdoruesit i gjeni tek deklarata për mbrojtjen e të dhënave të YouTube tek https://www.google.de/intl/de/policies/privacy

Të drejtat tuaja
Parimisht, ju gëzoni të drejtat për informim, korrigjim, fshirje, kufizim, kalim të dhënash, anullim dhe kundërshtim.

Informacione rreth Cookies

Çfarë janë Cookies?

Cookies janë dosje të vogla informacioni, të cilat kalojnë në kompjuterin tuaj përmes përdorimit të faqes zyrtare, përmes programit të kërkimit që ju përdorni, i cili i ruan vetë dhe i mbron këto dosje. Programet më të përdorura të kërkimit (Chrome, Firefox, etj.) pranojnë dhe lejojnë në mënyrë standarde krijimin dhe përdorimin e Cookies. Por ju mund të merrni vetë vendimin për të ndryshuar opsionet e programit tuaj të kërkimit, për të refuzuar apo për të çaktivizuar Cookies.

Ju mund t’i fshini Cookies, që janë të ruajtura tashmë në kompjuterin tuaj. Informacione shtesë për përdorimin e  Cookies gjeni tek paragrafi “Hilfe” („ndihmë“) tek programi juaj i kërkimit.

Si vepron kjo faqe zyrtare me Cookies?

Faqja zyrtare e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ ju informon në paragrafin e mëposhtëm mbi Cookies, nëse ata kërkojnë miratim, që do të thotë, nëse përmes hapjes së faqes zyrtare hapet ndonjë informacion mbi të dhënat e ndonjë personi dhe kërkon miratimin tuaj që në fillim të vizitës së parë. Faqja zyrtare e Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ nuk lejon përdorimin e Cookies, me ndihmën e së cilave, persona të tretë mund të mbledhin të dhëna pa miratimin tuaj..

Pranimi i Cookies nuk është i detyrueshëm, prandaj Shkolla Austriake „Peter Mahringer“ nuk merr përsipër përgjegjësi, nëse faqja juaj zyrtare, në mungesë të lejes për Cookies, nuk funksionon siç pritet.

Cilat Cookies përdor kjo faqe zyrtare?

Faqja zyrtare e Shkollës Austriake “Peter Mahringer” përdor dy lloj Cookies, siç të përshkruara më poshtë:

Cookies të nevojshme: këto Cookies kanë të bëjnë me të gjithë përdoruesit e faqes zyrtare. Aktualisht Cookies krijohen vetëm për ruajtjen dhe përpunimin e gjuhës së përzgjedhur (shqip/gjermanisht). Ato nuk mundësojnë përpunimin e të dhënave mbi personin.

Cookies për administratën: këto Cookies krijohen dhe përpunohen për administrimin e faqes zyrtare, duke prekur kështu vetëm administratorët e faqes. Ata nuk kanë asnjë lidhje me përdoruesit normalë të faqes. Të dhënat mbi personin, që kanë të bëjnë me administratorët e faqes, përpunohen.

Aplikimi i Rregullores mbi Mbrojtjen e të Dhënave

Shkollës Austriake “Peter Mahringer“

Lagja Qafëhardhi
Rruga „Dedë Gjon Luli“ Nd. 56 4001, Shkodër. Albanien

Tel: +355/(0)69-3714872

E-Mail: office@htl-shkoder.com

Mbrojtja e të dhënave tuaja personale dhe të fëmijëve tuaj është për ne çështje e një rëndësie të veçantë. Prandaj, ne i përpunojmë të dhënat tuaja vetëm në kuadër të udhëzimeve ligjore  (DSGVO). Në këtë fletë informacioni mbi mbrojtjen e të dhënave, ju do të gjeni informacione rreth aspekteve më të rëndësishme të përpunimit të të dhënave në kuadër të shkollës sonë.

Përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave

  • Përgjegjës për Shkollën Austriake „Peter Mahringer“: Dipl.-Ing. Karl Mohr
  • Përgjegjës/e për përdorim: secili/secila, që përpunon të dhënat që kanë lidhje me personin, është vetë përgjegjës në fushën e tij/saj të veprimit!

Informacione bazë rreth mbrojtjes së të dhënave përsa i përket fushës së shkollës gjenden (publikisht) tek faqja zyrtare e ministrisë së arsimit: https://bildung.bmbwf.gv.at/Datenschutz

Informacione mbi përpunimin e te dhënave mbi personin

Në bazë të ligjit mbi Mbrojtjen e të Dhënave Nr. 6698 dhe udhëzimet ligjore respektive për përpunimin, mbrojtjen apo kalimin në mënyrë të suksesshme të të dhënave mbi personin të nxënësve, prindërve, punonjësve të shkollës, aplikuesve për punë si dhe personave drejtues, bashkëpunëtorëve, aksionerëve të firmave furnizuese apo partnerëve në biznes, si këto, qoftë edhe të të gjithë personave që kanë lidhje me shkollën, shkolla deklaron mbajtjen dhe respektimin e parimeve të mëposhtme:

Parime mbi përpunimin e të dhënave mbi personin

Nën cilësinë e përgjegjëses për mbrojtjen e të dhënave, shkolla është e autorizuar të përpunojë të dhënat në lidhje me personin në bazë të udhëzimeve dhe parimeve të mëposhtme, të hartuara në nenin 4 të ligjit nr. 6698 për mbrojtjen e të dhënave:

  1. Kujdes për parimet e ligjshmërisë dhe korrektësisë,
  2. Saktësi dhe aktualizim i të dhënave,
  3. Përpunim i të dhënave për qëllime të caktuara, të përcaktuara qartë dhe të ligjshme,
  4. Përpunim i të dhënave në lidhje me qëllimin, të kufizuara për atë qëllim dhe në proporcion me të,
  5. Respektimi i afatit të caktuar me ligj apo sipas qëllimit të përcaktuar të përpunimit të ruajtjes së të dhënave.

Krijimi dhe përpunimi i të dhënave mbi personin

Në bazë të ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave, nën cilësinë e saj si përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave, shkolla ka të drejtë, që nëse i nevojitet, të mbledhë me zë, me shkrim apo në formë elektronike të gjitha të dhënat mbi personin Tuaj, duke përfshirë secilin lloj, me ndihmën e metodave të automatizuara apo të automatizuara mediash si psh. faqja e internetit apo korrespondenca elektronike e shkollës.

Të dhënat mbi personin, që mblidhen në bazë të nenit 5 dhe 6 të ligjit për mbrojtjen e të dhënave apo ato që janë mbledhur deri në atë kohë, lejohen të përpunohen vetëm për qëllimet e  përcaktuara në ligj, ato të poshtëshenuara apo të përafërta në qëllim me to.

  1. Garanci të realizimit të ligjshëm të punëve dhe procedimeve, të cilat janë të parashikuara me ligj (veçanërisht përsa i përket shkollave private apo fushës së arsimit) apo të përcaktuara në kontratë,
  2. Lajmërime, përsa i përket aplikimeve apo vlerësimeve të aplikimeve në lidhje me çlirimin e detyrimit për pagesë shkolle apo uljes së tarifës së pagesës së shkollës, si edhe informacione mbi mbledhjet, takimet me prindër apo aktivitetet e tjera në shkollë,
  3. Kontakt me prindërit dhe nxënësit për të informuar rreth propozimeve të nevojshme apo mesazhet në lidhje me rezultatet e nxënësit/nxëneses në shkollë,
  4. Lajmërime në rast urgjence,
  5. Zbatimi i masave të sigurisë,
  6. Sigurimi i faqes së internetit, sistemeve të tjera elektronike dhe mjedisit shkollor,
  7. Kalim i të dhënave mbi personin instancave të gjyqësorit me qëllim hetimin, ndjekjen penale apo dënimin,
  8. Informim personit që ka dorëzuar të dhënat, në rast kërkese për atë informacion,
  9. Kthim përgjigje në rast ankese apo kërkese informacioni nga ana e personit që ka dorëzuar të dhënat,
  10. Garanci koordinimi eficient si dhe zhvillim të mëtejshëm të shkëmbimit të informacionit ndërmjet njësive të brendshme të shkollës dhe njësive vendore zyrtare,
  11. Në raste të nevojshme, kalim të dhënash personale personave të autorizuar të fushës së  shëndetit, sigurisë dhe arsimit,
  12. Mbulim i nevojës së personelit dhe implementim, zhvillim dhe përmirësim i procesit së punësimit, aftësisë së vlerësimit apo vlerësimit të aplikimeve për vend pune si dhe marrje kontakti me aplikuesit.

Kalimi i të dhënave mbi personin

Në bazë të nenit 8 dhe 9 të ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave dhe në përputhje me qëllimet dhe parimet e sipërpërmendura, të dhënat mbi personin mund t‘i transmetohen „personave të tretë“, të cilët veprojnë si të ngarkuar në detyrë, këshilltarë apo drejtues të caktuar me ligj, si dhe firmave apo furnizuesve, që përpunojnë apo ruajnë të dhënat e shkollës, si dhe zyrave përkatëse ligjore apo personave të tillë privatë.

Të drejta të personit, të cilit i përkasin të dhënat

Në bazë të nenit 11 të ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave, personat mbi të cilët merren të dhënat, kanë këto të drejta:

Vënie në dijeni mbi ndonjë përpunim të mundshëm të të dhënave mbi personin e tij,

  1. Kërkesë për marrje informacioni në lidhje me të, nëse është planifikuar një përpunim i tillë të dhënash,
  2. Marrje informacioni mbi qëllimin e përpunimit si dhe mbi përdorimin e përshtatshëm të të dhënave mbi personin,
  3. Marrje informacioni mbi persona të tretë të mundshëm, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, të cilëve mund t’u jenë transmetuar të dhënat mbi personin,
  4. Aplikim për saktësim të ndonjë përpunimi ndoshta me mangësi apo me gabime përpunimi të dhënash mbi personin, ku duhet të vihen në dijeni edhe personat e tretë që kanë lidhje me to,
  5. Aplikim për fshirje apo asgjësim të të dhënave mbi personin në rast heqje arsyeje, që ndiqet nga përpunimi i të dhënave, edhe nëse është në përputhje me udhëzimet e ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave dhe rregullimeve ligjore respektive; personat e tretë që kanë lidhje me këtë gjë duhet të vihen në dijeni,
  6. Përpilim ankese në rast se analiza e të dhënave të përpunuara përmes sistemeve të automatizuara çon në pasoja, të cilat sjellin ndikim negativ për personin në fjalë,
  7. Aplikim për zhdëmtim në rast se ndonjë përpunim i paligjshëm i të dhënave mbi personin ka sjellë si pasojë ndonjë dëmtim të mundshëm.

Në bazë të nenit 13, paragrafi 1 të ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave, ju mund t’i dërgoni shkollës tonë aplikimin Tuaj me shkrim apo në ndonjë formë tjetër të përcaktuar qartë nga këshilli për mbrojtjen e të dhënave.

Aplikimin përsa i përket të drejtave të përshkruara në nenin 11 të ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave, Ju mund ta dërgoni me shkrim në adresën e emailit office@htl-shkoder.com.

Informacione të mëtejshme për implementimin (informacion i shkurtër)

Deklaratë miratimi

Përpunimi i të dhënave personale nuk është subjekt miratimi, pra nuk ka nevojë të marrë miratim, përsa kohë mbulohet nga udhëzimet e të drejtës së shkollës (psh. të dhëna personale për administratën e shkollës, portali etj.). Për përdorim jashtë kësaj fushe, të gjithë nxënësit/set, të gjithë mësuesit/set dhe personeli i administratës duhet të dorëzojë një deklaratë miratimi (aprovim) për përpunimin e të dhënave të tyre (psh. publikimi i fotove në faqen zyrtare apo në raportin vjetor). Aktivitete publike si psh. Dita e Dyerve të Hapura, nuk bëjnë pjesë në këto aktivitete, nëse personi që po fotografohet është lajmëruar që po fotografohet. Miratimi vlen për më shumë se një vit, por mund të anullohet në çdo kohë.

E drejta e informimit për kërkesa mbi të dhënat e ruajtura.

Për marrjen e informacioneve, kërkuesi duhet të identifikohet qartësisht (paraqitje personalisht, bashkë me mjet identifikimim dhe nënshkrim elektronik). Informacione në mënyrë telefonike mbi ndonjë person nuk jepen, aq më tepër kur personi që po kërkon informacion, apo e drejta e tij/saj për këtë informacion, nuk njihet.

Përdorimi i aplikacioneve

Komunikimi me persona të ndryshëm në mënyrë individuale, si dhe grupe (nxënësish) përmes aplikacioneve është natyrisht praktik për shumë qëllime. Por nuk lejohet kalimi në këtë mënyrë i të dhënave mbi personin (të dhëna personale, foto, rezultate provimeshe, informacione mbi notat, …), duke qenë se besueshmëria, në krahasim me komunikimin përmes emailit (përmes htl-shkoder.com ose bildung.gv.at) nuk është e siguruar.

Siguria e të dhënave personale

Këtu bëjnë pjesë masat si mbajtja fshehtë e fjalëkalimeve, dalja nga llogaria në rast mosaktivizimi dhe përdorimi i USB të koduar, si dhe ruajtja në nivele të larta e dokumenteve në formë letre, që kanë përmbajtje të fshehtë.

Fshirja e shënimeve

Shënimet mbi personat (nxënës/se) si psh. vlerësimi i rezultateve, duhet të fshihen pas 3 viteve, kohë kjo, që përputhet me udhëzimet mbi ankimimin apo anullimin.

Duke qenë se udhëzimet janë të reja në këtë lloj forme dhe nuk ka interpretime ligjore që kanë lidhje me këtë gjë, jo të gjitha pyetjet dhe problemet detajuese do të mund të shpjegohen në mënyrë afatshkurtër. Në raste dyshimi, drejtuesit e shkollës do të japin një mendim mbi situatën përmes departamentit ligjor të Ministrisë Federale për Arsim, Shkencë dhe Kërkim, në Austri.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”