Austria Schulnetzwerk

Informacione të përgjithshme

Përmbajtje

Rrjeti i Shkolla Austriake
Shkollimi
Gjuhët e mësimdhënies
Matura
Perspektiva
Financimi i shkollës
Ambienti

Rrjeti i Shkolla Austriake

Shkolla Austriake në Shkodër është një nga 8 shkollat austriake në botë të themeluara nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Gruas. Shkollat Austriake janë institucione ku ndërthuren shumë mirë me njëra-tjetrën shkollimi, kultura, gjuhët dhe njerëzit.

Ata pranojnë nxënës nga vendet mikpritëse, nga Austria si dhe nga vende tjera dhe krijojnë lidhje shumë të forta midis elementeve thelbësore të shkollimit austriak dhe atij të vendit mikpritës.

Më tepër informacione gjeni në: www.weltweitunterrichten.at !

Kthehu

Shkollimi

Shkolla Austriake në Shkodër është një shkollë e mesme e lartë teknike sipas planit mësimor austriak me fokus në Teknologjinë e Informacionit, që ofron një formim të përgjithshëm dhe profesional të një niveli të lartë. Një vlerë të madhe për ne ka formimi praktik. Detajet mund t’i lexoni në rubrikën „Shkollimi“. „Shkollimi“!

Kthehu

Gjuhët e mësimdhënies

Gjuhët e mësimdhënies janë: gjermanisht, shqip dhe anglisht. Një përqindje e lartë e lëndëve zhvillohet në gjuhën gjermane nga mësues austriakë. Për pranimin në klasat e gjashta, shtata dhe teta nuk nevojiten njohuri paraprake të gjuhës gjermane. Më tepër informacione gjeni në: „regjistrime“ „shkollimi”. Më tepër informacione gjeni në: „Regjistrime“ dhe „Shkollimi“

Kthehu

Matura

Shkolla përfundon me marrjen e dëftesës së pjekurisë së maturës shqiptare dhe asaj austriake, përfshirë dhe një punim diplome.

Matura klasifikohet sipas “Klasifikimit Ndërkombëtar Standart të Arsimit”, miratuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s: “Niveli me kodin 5 “, që është niveli i parë i studimeve universitare.

Së bashku me maturën, nxënësit përftojnë njëkohësisht dhe profesionin e teknikut/teknikes së informatikës dhe fushave që pëfshin ajo, si rrjet, sistem, software dhe hardware, media etj, profesion ky të cilin kanë të drejtë ta ushtrojnë në Austri dhe në çdo një vend tjetër të BE-së.

Kthehu

Perspektiva

Matura e shkollës austriake mundëson ndjekjen e studimeve në Shqipëri, Austri ose vende të tjera të Bashkimit Europian.

Në kuadër të arsimimit të avancuar që ofrohet (ISCED-Level 5), disa universitete i njehsojnë disa module dhe si rrjedhojë, studimet shkurtohen 1 ose 2 semestra.

Pas shkollimit dhe përfundimit të vitit të 5-të, nxënësit tanë kanë mundësi shumë të mira punësimi.

Njohuritë e shkëlqyera të gjuhës gjermane, që nxënësit tanë përvetësojnë, hapin edhe më shumë dritare në rrugën e tyre të jetës.

Kthehu

Financimi i shkollës

Shkolla është regjistruar pranë autoriteteve shqiptare nën emrin „Fondacioni Shkollor Austriak” dhe është një organizatë jofitimprurëse. Shkolla financohet nga pagesat e nxënësve dhe nga sponsorë. Mësuesët austriakë financohen nga Ministria Austriake e Arsimit.

Kthehu

Ambienti

Ndërtesa e shkollës është ndërtuar në vitin 2008 dhe ka një sistem gjeotermik ngrohjeje dhe ftohjeje. Në përputhje me profilin shkollor, shkolla disponon përveç klasave të zakonshme edhe shumë laboratore software, hardware dhe të shkencave natyrore.

Kthehu

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”