Sot, doktoresha e shkollës sonë, znj. Arketa Pllumi, Kardiologe Pediatre, Mjeke familjeje dhe Lektore pranë Universitetit Luigj Gurakuqi, zhvilloi një leksion të hapur me nxënësit e klasave të shtata mbi dëmet, që shkakton përdorimi i cigare duhanit, cigares elektrike dhe cigares mariuanë.
Nxënësit patën mundësi edhe të bashkëbisedonin me doktoreshën dhe të bënin pyetje mbi temën.